F.B.
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka thënë se kur para 3 vitesh LDK nuk mundi të qëndronte me Kurtin në Qeveri, të gjithë ishin kundër LDK-së e pro VV-së.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se s’ka pse çuditet kush me donkishotizmin e Albin Kurtit me shokë e shoqe.
Duke përfshirë guximtarët e guximtaret e tij.
Ata që i thonë vetes rugovistë por janë rreshtuar me antirugovistin.