Komentatori sportiv në Serbi, Millojko Pantiq, në një fjalim në Gornji Millanovac përkatësisht në protestë kundër dhunës, tha se nëse nuk ndërrohet regjimi i Aleksandër Vuçiqit, as dhuna nuk do të ndalet.
Pantiq është ndër rrallët që ka publikuar edhe të zezat e klubit të futbollit Cërvena Zvezda nga Beogradi.
“Qeveria në Serbi nuk përbëhet nga politikanë, qeveria në Serbi është e përbërë nga kriminelë, hajdutë, mashtrues të të gjitha llojeve.
Në Serbi, politika e tyre është mbulesë për grabitje në shkallë të gjerë, grabitje të qytetarëve, shtetit, pronës dhe shoqërisë në tërësi, por edhe mbulesë për të gjitha llojet e mundshme të dhunës”, tha Pantiq.
Ai ka vlerësuar se nuk ka krim më të madh se “të qëllosh nxënës në shkollë fillore”.
“Ky është rezultati i kësaj qeverie.
Ata tani po përpiqen me çdo mënyrë ta relativizojnë atë krim, të tregojnë se nuk janë fajtorë për asgjë. Ata nuk japin pushtet”, tha komentatori sportiv Pantiq.