“Përderisa qëllimi i fundëm ishte njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “e cila për fat të keq tani nuk është e mundur, sfidat e sotme ende mund të tejkalohen”, ishte deklarata e ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenir në një intervistë zhvilluar me gazetarin e The Economist, Tim Judah.
Por, për këtë deklaratë të Hovenier, nënkryetarja e PDK-së po e fajëson Kryeministrin dhe Presidenten e vendit.
Çitaku tha se Qeveria dhe Presiendetja duhet të sqarojnë se si kanë arritur në këtë situatë.
Sipas saj, politika e papërgjegjshme dhe amatoreske e tyre ka sjellur këtë pasojë.
“Qeveria dhe Presidentja duhet të sqarojnë se si kemi arritur në këtë situatë. Politika e papërgjegjeshme dhe amatoreske ka pasoja. Kjo duket të jetë një nga to”, tha Çitaku.
Një reagim sot gjatë ditës pati edhe nga ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i cili tha se Qeveria duhet t’i tregoj popullit se katandisur punën që e kanë bërë ShBA-në të deklarojnë se nuk është është koha për njohje nga Serbia.
“Qeveritarët duhet t’i tregojnë popullit ku e kanë katandisur punën që e ka shtyrë SHBA-në — aleatin kryesor Kosovës — të deklarojë se nuk është koha për njohje nga Serbia. Çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në që njohja reciproke nuk është më në qendër?!”, tha Hoti.
Se niveli i mosbesimit mes palës kosovare dhe asaj serbe nuk ka qenë kurrë më i lartë, e kishte thënë edhe ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak.
“Tensionet nuk kanë qenë kurrë më të larta në 20 vjet; Mosbesimi nuk ka qenë kurrë më i thellë”, citohet të ketë thënë Lajçak në një bisedë me njohësin e çështjeve të Ballkanit, Tim Judah.