Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur rreth deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti në kohën sa ishte në opozitë, i cili kundërshtonte kategorikisht themelinin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kërkesë kjo insistuese nga ndërkombëtarët që ky Asociacion të themelohet.
Haziri thotë se kryeministri Kurti tani nuk ka problem me ndërkombëtarët, por me qytetarët.
Sipas Hazirit tek ta ka ngritur shumë pritshmëri.
“Tani ai nuk e ka problemin as me ndërmjetësin ndërkombëtar, as me emisarin Escobar, as me emisarët tjerë që shumë shtete kanë emëruar, por e ka me popullin e Kosovës sepse ka shkaktuar pritje tjetër në raport me “Zajednicën” siç e quan ai, dhe në këtë pikë Kurti kryeministër duhet ta kalojë Kurtin opozitar”, ka thënë Haziri.