F.B.
Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, tha se për këto gjashtë muaj, ATK-ja mblodhi mbi 423 milionë euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar me rritje për 68 milionë euro, apo 19%.
Ai në një konferencë për media, bëri me dije se kanë inkasuar edhe mbi 91 milionë euro borxhe.
Murtezaj tha se si rezultat i thirrjeve është rritur qarkullimi i deklaruar nga tatimet.