F.B.
Nga Shkupi kryeministri Edi Rama tha u shpreh se ende nuk i ka ‘humbur shpresat’ për takimin me kryeministrin Albin Kurti. Ai shtoi se nuk beson që Kurti e ka harruar Kanunin, sipas të cilit edhe hasmit nuk i mbyllet dera kur të vjen në shtëpi.
“Ta trajtojmë mes shqiptarësh. Kam akoma shpresë se Albini nuk e ka harruar kanunin që kur hyn në shtëpi edhe hasmit i hapet dera dhe duhet ta nxjerrsh kur ai ta mbarojë fjalën.”- tha Rama.