Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me duhan. Në një njoftim për media nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se në rrugën Stançiq-Gjilan, policia ka identifikuar një automjet BMW, ku në ulëset e prapme dhe në bagazh kishte të ngarkuar 25 thasë duhan të përpunuar me peshë rreth 250 kilogram.
“Automjeti i lartcekur është arrit të ndalohet në hyrje të Gjilanit dhe gjatë kontrollit në ulëset e prapme dhe në bagazh të veturës kishte të ngarkuar (25) thasë duhan të përpunuar me peshë rreth 250 kilogram dhe për të cilin mall nuk posedonte asnjë dokument mbi prejardhjen, andaj dyshohet për kontrabandë”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet në njoftim, se lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli dërgohet në terminalin doganor për procedura të mëtejme.