F.B.
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini e ka dhënë një lajm të mirë për tifozët e futbollit të këtij qyteti.
Në një postim përmes rrjeteve sociale, Gjini ka njoftuar se do të vazhdojë renovimi i stadiumit të qytetit, me ç’rast do të ndërtohen dy tribuna, por që do të investohet edhe në fushë.
Ky investim, ka shtuar ai, do ta kapë vlerën e 2,5 milionë eurove.
Më poshtë mund ta shikoni postimin e të parit të Gjakovës në “Facebook”.