F.B.
Janë publikuar rezultatet e provimit shtetëror të maturës për mbi 20 mijë maturantë. Kalueshmëria në afatin e parë është 66.04% përqind. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur ministrja Arsimit, Arbërie Nagavci.
“Në krahasim me vitet e kaluara, menaxhimi i provimit ka qenë më i mirë. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm se akoma ka hapësirë për përmirësim dhe jemi duke punuar në këtë drejtim”, ka shkruar Nagavci në rrjetet sociale.
Sivjet kanë qenë të angazhuar 1600 administrues, të cilët kanë qenë në mbikqyrje të procesit, disa nga ta edhe nga Universiteti i Prishtinës.