F.B.
Me mbështetjen e dhënë nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, Yll Zekaj është angazhuar si konsulent juridik për të ofruar ndihmë juridike Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe anëtarëve të saj.
“Mbrojtja ligjore për komunitetin është tejet e rëndësishme për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, andaj inkurajojmë të gjithë kolegët që t’i raportojnë rastet kur pengohen gjatë kryerjes së detyrës, ose janë cak i sulmeve dhe kërcënimeve”, thuhet në një njoftim për media.