F.B.
Pas disfatës së pësuar nga Universitatea Craiova në Bansko të Bullgarisë, Drita e ka humbur edhe miqësoren e dytë.
Të shtunën, Drita po në Bansko, aty ku po i kryen përgatitjet për sezonin e ri dhe garat evropiane, u mposht nga skuadra rumune Politehnica Iasi, 1:0.
Golin e vetëm për skuadrën rumune e shënoi Gheorghita, në minutën e 21-të.
Në minutën e 37-të, Besnik Krasniqi ka humbur penalltinë, ka njoftuar Drita në Facebook.
Drita në faqen zyrtare ka shkruar po ashtu se kjo ishte miqësorja e fundit e fazës përgatitore në Bansko.
Më 3 korrik, skuadra do të kthehet në Kosovë dhe do të zhvillojë edhe tri ndeshje tjera miqësore, para duelit kundër Viktoria Plzenit në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.