E Merkurë , Shtator 10, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

“Elementë të rrezikshëm”, Polonia i frikësohet Wagnerit

2 years MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Prania në Bjellorusi e 8 000 ushtarëve që i përkasin Grupit Wagner, të gjithë të dëbuar nga Rusia pas tentativës së tyre për rebelim fundjavën e kaluar, shqetëson vendet e Bashkimit Evropian që kufizojnë vendin e kryesuar nga Aleksandr Lukashenko.

Njëra prej tyre, Polonia, do të përforcojë kufirin (rreth 400 kilometra) me shtetin bjellorus. Ka qenë zëvendëskryeministri i Polonisë, Jaroslaw Kaczynski, i cili ka raportuar këtë vendim: “Këto janë elementë të rrezikshëm për Ukrainën dhe ukrainasit e dinë këtë. Është potencialisht e rrezikshme edhe për Lituaninë dhe mund të jetë e rrezikshme edhe për ne”.

Përfaqësuesi i ekzekutivit polak e cilësoi qëndrimin e paraushtarakëve të Wagner-it si një “element të rrezikshëm” dhe foli për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit: “Kjo mund të nënkuptojë një fazë të re të luftës hibride, një fazë shumë më të vështirë”.

Anëtarë të tjerë të qeverisë, si ministri i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak, shpjeguan se bashkëpunimi i Forcave të Armatosura dhe Gardës Kufitare, përgjegjëse për sigurinë kufitare, është kyç për “forcimin e sigurisë së vendit”.

ADVERTISEMENT

Një tjetër nga ata që justifikuan masën ishte kryeministri polak, Andrzej Duda, i cili foli edhe për rrezikun që mund të përbënte strehimi i ushtarëve të Wagner për vendet fqinje të Bjellorusisë: “Është e vështirë për ne sot të përjashtojmë që prania e tyre mund të përbëjë një kërcënim potencial për ne dhe një kërcënim për Lituaninë dhe Letoninë”.

Nga ana e saj, NATO u ofroi këtyre vendeve garanci të mjaftueshme përmes Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Jens Stoltenberg: “Ne i dërgojmë një mesazh të qartë Moskës dhe Minskut se NATO është atje për të mbrojtur çdo aleat, çdo centimetër të territorit të NATO-s”.

Megjithatë, ai konfirmoi se është “shumë herët” për të nxjerrë përfundime.

Çfarë thotë Neni 5 i NATO-s?

“Palët bien dakord që një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej tyre, i ndodhur në Evropë ose në Amerikën e Veriut, do të konsiderohet si një sulm i drejtuar kundër të gjithëve dhe, në përputhje me rrethanat, ata bien dakord që nëse ndodh një sulm i tillë, secili prej tyre, në ushtrimin e të drejtës së mbrojtjes legjitime individuale ose kolektive, të njohur nga neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara, do të ndihmojë Palën ose Palët e sulmuara në këtë mënyrë, duke miratuar më pas, individualisht dhe në marrëveshje me Palët e tjera, masat që gjykojnë të nevojshme, duke përfshirë përdorimin e forcës së armatosur, për të rivendosur dhe ruajtur sigurinë në rajonin e Atlantikut të Veriut”.

TË NGJASHME

Tërmeti shkund përsëri Greqinë

2025-09-10
Kallas: Hyrja e dronëve rusë në Poloni ishte e qëllimshme, jo aksidentale

Kallas: Hyrja e dronëve rusë në Poloni ishte e qëllimshme, jo aksidentale

2025-09-10
Reagime në SHBA: Dronët rusë mbi hapësirën ajrore të Polonisë, akt lufte

Reagime në SHBA: Dronët rusë mbi hapësirën ajrore të Polonisë, akt lufte

2025-09-10
Polonia rrëzon dronë mbi territorin e saj gjatë sulmit rus ndaj Ukrainës

Polonia rrëzon dronë mbi territorin e saj gjatë sulmit rus ndaj Ukrainës

2025-09-10
Next Post
Shkarkohet kryetari i Kuvendit Komunal të Gjilanit

Shkarkohet kryetari i Kuvendit Komunal të Gjilanit

Related Post

Selmanaj: Kosova sot ka në krye qeveri me logjikë monstruoze

Selmanaj: Kosova sot ka në krye qeveri me logjikë monstruoze

2023-07-28
Rahoveci kampion i Kosovës, ‘rrëzon’ Besa Famgas-in

Rahoveci kampion i Kosovës, ‘rrëzon’ Besa Famgas-in

2024-05-29
Qeveria Gjermane ua vazhdoi mandatin e ushtarëve gjermane në Kosovë

Qeveria Gjermane ua vazhdoi mandatin e ushtarëve gjermane në Kosovë

2024-05-30

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

20 minutes MË PARË
Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

32 minutes MË PARË
Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

2 ORË MË PARË
IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

6 ORË MË PARË
Moti sot në Kosovë me diell dhe vranësira

Moti sot në Kosovë me diell dhe vranësira

7 ORË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

6 ORË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

6 ORË MË PARË
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

1 DITE MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

1 DITE MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

2 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL