Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet e seancës, në të cilën në rend dite ishte edhe votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.
Në mungesë të kuorumit, Kuvendi nuk ka arritur të kalojë shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”, transmeton Zeri.info.
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka kritikuar opozitën se ishin pajtuar të thirrin seancën për sot dhe të votonin marrëveshjet ndërkombëtare dhe tani nuk po i përkrahin të njëjtat.
Pas debatit, Konjufca ka ndërprerë seancën, pasi për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare nevojiten së paku 80 vota.
“Ndërpritet kjo seancë, shkojmë në shtëpi”, tha Konjufca.