F.B.
Sot në ora 14:00 në Albi Mall, Hyrja A, kati 1, boksieri Krasniqi me kryetarin Rama presin gazetarët.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me boksierin Robin Krasniqi, do të mbajnë konferencë për medie, ku do të shpalosen detajet për meçin e madh të boksit ndërmjet Krasniqi dhe sfiduesit të tij, Nadjib Mohammedi nga Franca, i cili do të zhvillohet me 5 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”.