F.B.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, Khalid A, Al-Falih.
Kurti falënderoi ministrin arab për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.
Në këtë takim është diskutuar për investimet dhe forcimin e shkëmbimit ekonomik mes të dyja vendeve.
“Një kënaqësi për t’u takuar dje me Ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite Khalid A. Al-Falih. E falënderova për mbështetjen dhe lidhjet e mira që kemi pasur ndër vite. Ne diskutuam rrugë të reja për investime dhe forcimin e shkëmbimit tonë ekonomik”, shkroi Kurti në Twitter.