Ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe ambasadorë të tjerë të akredituar në Kosovë janë duke zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Ky takim në Qeveri vjen pas situatës së krijuar dje, me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe brenda territori të Kosovës.
Takimi ka nisur para disa minutash.Seanca e Kuvendit ku kryeministri Kurti pritet të raportojë për situatën në veri, ka pasur të nis në orën 17:30, megjithatë duket që takimi i Kurtit me ambasadorët do ta shtyjë për disa minuta.