F.B.
Shqipëria U-19 ka zhvilluar sot në stadiumin “Kukës Arena” miqësoren e parë ndaj Kosovës U-19, nga dy të programuara këtë javë. Një ndeshje e bukur e me shumë raste, që përfundoi me fitoren e kuqezinjve me rezultatin 1-0.
Në minutën e 90-të, Shqipëria fiton një këndore me Endri Damën, që kroson në qendër të zonës aty ku portieri Miftari grushton fillimisht, por mbrojtësi Adi Kurti përfiton dhe godet me të djathtën duke shënuar e duke fiksuar rezultatin në 1-0. Një gol që vendosi edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes, me trajnerin Ervin Bulku që regjistron kështu një fitore në debutimin e tij në stolin kuqezi.
Sakaq, më 16 qershor, Shqipëria U-19 do të luajë edhe takimin e dytë ndaj Kosovës, po në stadiumin “Kukës Arena” në ora 10:30.