F.B.
Josep Borrell, shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, ia ka kthyer kryeministrit të Kosovës letrën për kushtet e Albin Kurtit për masat e de-përshkallëzimit të situatës.
Por Borrell ka thënë se Kurti nuk i ka adresuar të gjitha elementët kryesorë për t’u qetësuar situata në Veri.
Borrell kërkon që kryetarët të largohen përkohësisht nga objektet komunale. Po ashtu kërkohet që të largohen policët e Kosovës nga zona afër objekteve komunale.
Po ashtu, thotë se do t’i kërkojë Serbisë t’i largojë elementët radikalë nga ajo zonë.
Zyrtari i lartë i BE-së ka kërkuar që të organizohen zgjedhje të jashtëzakonshme në komunat veriore.
E për takimin e nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, Borrell ka thënë se do të organizohet pas de-përshkallëzimit të situatës.