F.B.
Rumania do të përballet me Kosovën të premten, në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.
Ndeshja do të luhet nga ora 20:45 në stadiumin e Prishtinës, shkruan mediumi rumun “Sport.ro”.
“Kombëtarja e Rumanisë do ta fillojë ndeshjen e së premtes si fituese e dy ndeshjeve të para të luajtura në Grupin I të kualifikueseve të EURO 2024.
Për të arritur deri të kjo seri pozitive, ekipi i Edi Jordănescu mundi Andorrën (2:0) dhe Bjellorusinë (2:1).
“Çfarë duhet të dinë tifozët rumun nëse shkojnë në Prishtinë
Duke marrë parasysh situatën në Kosovë, Federata Rumune e Futbollit ka krijuar një grup punues në nivel të institucionit dhe filloi një dialog me Ministrinë e Punëve të Jashtme për këtë temë.
Lidhur me rumunët që do të udhëtojnë për të ndjekur ndeshjen në Prishtinë, tifozët apo gazetarët rumunë, Ministria e Punëve të Jashtme, përmes Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë, ka dërguar një sërë rekomandimesh:
Situata e sigurisë në veri të Kosovës mund të përkeqësohet edhe më shumë në të ardhmen e afërt.
Për shtetasit rumunë që dëshirojnë të shkojnë në Kosovë, rekomandojmë që hyrja në hapësirë të bëhet në kufirin me Maqedoninë e Veriut (Hani i Elezit – në veri të Shkupit) ose Serbinë (Merdare).
Ne nuk rekomandojmë hyrjen në Kosovë përmes Bërnjakut dhe Jarinjes, pasi ato mund të bllokohen ose mbyllen nga autoritetet e Kosovës me mbështetjen e trupave të KFOR-it, nëse situata e sigurisë përkeqësohet ndjeshëm.
Gjithashtu, i rekomandojmë përkrahësve rumunë që gjatë udhëtimit në Kosovë, veçanërisht në stadium, të mos këndojnë apo shfaqin mesazhe politike që mund të sjellin reagime nga shikuesit nikoqirë”, shkruan mediumi rumun.