Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur mbrëmë në një intervistë televizive për zhvillimet në Kosovë. Vëmendje të madhe i ka kushtuar raporteve me amerikanët. Për diplomatët e tyre nuk i ka kursyer edhe komplimentet duke i quajtur si persona shumë inteligjent.
Vuçiq më së shumti është ndalë te Jim O’Brien i cili është propozuar nga Presidenti Biden për pozitën e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Europë dhe Eurazi.
Vuçiq ka thënë se edhe pse të gjithë po i presin zgjedhjet në SHBA, për Serbinë është me rëndësi ajo çfarë do të ndodhë në Korrik dhe Gusht.
“Për ne është me rëndësi se çfarë do të ndodhë në Korrik dhe në Gusht, nëse është e vërtetë që do të vijë Jim O’Brien. Për Jim O’Brien shkruhet gjithçka si kreator i Daytonit e gjithckaje, por ai është një person që di të dëgjojë. Nuk inforomohet ai vetëm nga sektori i OJQve, e që do ta mashtrojnë ata diçka, ai i shikon të gjitha, ai i dëgjoin të gjitha, i kupton të gjitha” ka thënë Vuçiq.
“ Me Karen Donfried kam pasur një bashkëpunim shumë të mirë, ka qenë korrekte, e ka kuptuar pozicionin e Serbisë. E nëse ai (Jim O’Brien) vjen, ai është një person që i mer vesh mirë gjërat, është shumë inteligjent, sikurse që është edhe Chris Hill. Mund të mendoni, cka të doni për Hill, por është shumë inteligjent” ka thënë Vuçiq.
Tutje Presidenti i Serbisë ka thënë se të martën do të dorëzohet raporti i Miroslav Lajcak për vizitën në Kosovë e Serbi.
“Nesër e kemi edhe takimin e North Atlantic Council and the Political Security Committee dhe NAC, nesër shkojnë edhe raportet e Lajçak e Borell edhe vendeve anëtare. Nesër shkohet edhe me propozime për masa të ndryshme. Kjo për ne është shumë me rëndësi, pra se si do të duken gjërat në periudhën e ardhshme” ka thënë Vuçiq