F.B.
Ministrja e Punëve të jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, takoi sot homologen belge, Hadja Lahbib.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Belgjikës, në takim me ministren Gërvalla, e ka informuar se do të hapin një ambasadë në Prishtinë.
“Në takimin tonë e informova homologen time kosovare Donika Gërvalla, për vendimin tonë për të hapur një ambasadë në Prishtinë”, shkroi Lahbib.
Kryediplomatja belge tregoi se mes tjerash kanë biseduar edhe për situatën në veri dhe që të gjithë palët duhet të marrin masa për të ulur tensionet.
“Ne diskutuam edhe dhunën e fundit në veri të Kosovës”, njoftoi ajo. “Të gjitha palët duhet të marrin masa për të ulur tensionet”.