Rritja e vazhdueshme e çmimeve për produktet bazike ka bërë që qytetarët e Kosovës të harxhojnë më pak për festat e fundvitit.
Pavarësisht se 18 për qind e popullsisë është në varfëri të plotë dhe 5 për qind e tyre në atë ekstreme, megjithatë kosovarët dalin se janë mjaftë meraklinjtë në festa, sidomos për ato të fundvitit, duke harxhuar rreth 30 milionë euro.
Sipas raportit “Shpenzimet e familjeve kosovare për festat e fundvitit, 2022”, i realizuar nga UBO Consulting, çdo familje në Kosovë shpenzon mesatarisht rreth 150 euro për këto festa.
“Numri i familjeve kosovare që këto festa nuk i shënojnë për shkaqe ekonomike ka shënuar rritje nga 14 për qind në vitin 2021 në 20 për qind në 2022-në”, thekson raporti.