F.B.
Shtëpia më e madhe e basketbollit FIBA, ka marrë vendim që ta përjashtojë përjetësisht gjyqtarin kosovar, Daut Mehmetin.
Sipas njoftimit të FIBA-s, Mehmeti u dënua për thyerje të Kodit të Sjelljes dhe Integritetit të Federatës Botërore.
Arsyeja për dënimin e gjyqtarit 37-vjeçar janë bastet dhe trukimet e disa ndeshjeve që ai ishte thirrur për të gjykuar.