E Enjte, Shtator 4, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Berisha e quan ‘të shëmtuar’, Meta ‘ndërhyrje’, iniciativën e Ramës për AKS

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka deklaruar se e ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe te presidenti francez Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Për këtë dokument, ai ka thënë se i ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët.

Ai tha se ky draft është punuar nga niveli më i lartë amerikan dhe evropian, gjë që është bërë në rast se do të vinte kjo ditë.

ADVERTISEMENT

Të enjten në një konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me tensionet në veri të Kosovës, Rama beson se krijimi i Asociacionit është çelësi për të hapur derën e afirmimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe njohjes së saj, uljes së saj në OKB, në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe njohjes së ndërsjellët.

Por ndaj kësaj iniciative ka pasur reagime  të shumta jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, Ish-kryeministri Sali Berisha, duke komentuar deklaratën e Ramës, tha  ky është një akt i shëmtuar që e tensionon akoma më shumë situatën.

Sipas Berishës, teksti i këtij dokumenti është shkruar në Beograd, ndërsa u shpreh se Rama kërkon të zgjidhë çështjen që ka me McGonigal.

“Argati i Vuçiçit, në detyrim ekstrem, shpalosi veten si një vasal i shpifur i doktrinarit dhe njërit prej autorëve të gjenocidit serb në Bosnje dhe Kosovë, njeriut që me politikën e tij etno-nacionaliste, politikën e tij të Serbisë së Madhe, është faktor destabilizimi kryesor në Ballkan, dhe pas Putinit të Madh edhe në Evropë, Aleksandër Vuçiq”, tha Berisha.

Sipas tij,  Edi Rama me detyrim doli dhe informoi shqiptarët se ka hartuar dhe dorëzuar tekstin e marrëveshjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Natyrisht vetëkuptohet se teksti është shkruar në Beograd dhe pastaj rishkruar në Tiranë”

Duke u bërë thirrje autoriteteve të Kosovës, që në procesin e shtensionimit të situatës, të procedojnë në bashkëpunim me KFOR, BE-në dhe SHBA, duke zbatuar atë plan për të cilën insiston komuniteti ndërkombëtar.

“Për sa i përket Asociacionit, e kam mbështetur dhe do e mbështes si një derivat themelor i lirisë. Por theksoj se Asociacioni nuk mund të jetë kurrë jashtë prerogativave kushtetuese të Republikës së Kosovës”.

Ndërkohë, ish presidenti Ilir Meta, tani kryetar i Partisë së Lirisë, deklaroi se situata e krijuar në mes të Serbisë dhe Kosovës, mund të ndihmohet nga Shqipëria vetëm përmes komunikimit të drejtpërdrejtë e konstruktiv me institucionet e Kosovës dhe kryeministrin Kurti.

“Nuk ka nevojë për ndërhyrje të njëanshme dhe jo transparente, të cilat acarojnë apo përkeqësojnë situatën, e cila paraqitet delikate”, tha Meta, duke shtuar se qeveria shqiptare në asnjë rast nuk duhet të flasë apo të propozojë politika që duhen zbatuar brenda në Kosovë, pa u konsultuar paraprakisht me Kryeministrin dhe institucionet legjitime në Kosovë.

“Asociacioni i Komunave është një marrëveshje tashmë e pranuar nga qeveria aktuale e Kosovës, dhe ajo garantohet në Marrëveshjen e Brukselit dhe në Aneksin e Marrëveshjes së Ohrit, të realizuara me mbështetjen dhe negocimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Meta, duke shtuar se zgjidhja se si do të arrihet Asociacioni, gjendet pra tek respektimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

TË NGJASHME

Vranësira dhe reshje shiu

Vranësira dhe reshje shiu

2025-09-04
Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

2025-09-04
Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

2025-09-04
Për ambasadorët, Kuvendi i Kosovës është ende i pakonstituuar – kërkojnë të respektohet Kushtetuta

Për ambasadorët, Kuvendi i Kosovës është ende i pakonstituuar – kërkojnë të respektohet Kushtetuta

2025-09-04
Next Post
Rama hartoi një draft statut për Asociacionin, vjen regimi edhe nga LDK

Rama hartoi një draft statut për Asociacionin, vjen regimi edhe nga LDK

Related Post

Kahnit i rreh zemra për Bayernin, por në Madrid është i ftuari i Realit

Kahnit i rreh zemra për Bayernin, por në Madrid është i ftuari i Realit

2024-05-08
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

2024-04-26
Drita-Ballkani, kryendeshja e kësaj mesjave në Superligë

Drita-Ballkani, kryendeshja e kësaj mesjave në Superligë

2024-02-20

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Vranësira dhe reshje shiu

Vranësira dhe reshje shiu

1 hour MË PARË
Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

2 ORË MË PARË
Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

2 ORË MË PARË
Për ambasadorët, Kuvendi i Kosovës është ende i pakonstituuar – kërkojnë të respektohet Kushtetuta

Për ambasadorët, Kuvendi i Kosovës është ende i pakonstituuar – kërkojnë të respektohet Kushtetuta

2 ORË MË PARË
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotime për zgjedhje

Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotime për zgjedhje

3 ORË MË PARË
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

2 ORË MË PARË
Tovërlani: Nuk dorëzohemi, synimi është kualifikimi historik

Tovërlani: Nuk dorëzohemi, synimi është kualifikimi historik

2 ORË MË PARË
Ten Hag fiton një “mal me para” në 62 ditë punë te Leverkuseni, zbulohen detajet e pagesës pas shkarkimit

Ten Hag fiton një “mal me para” në 62 ditë punë te Leverkuseni, zbulohen detajet e pagesës pas shkarkimit

1 DITE MË PARË
Legjenda italiane Alessandro Del Piero publikon fotografin që Edon Zhegrova më parë e kishte postuar

Legjenda italiane Alessandro Del Piero publikon fotografin që Edon Zhegrova më parë e kishte postuar

1 DITE MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

2 MUAJs MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL