Messi vendosi të luajë në Amerikë në sezonin e ri me Inter Miamin por duket se argjentinasi nuk e ka harruar Barcelonën dhe shumica e intervistës së tij për Mundo Depertivo ka qenë për ekipin ku ai kaloi shumicën e karrierës së tij
Messi sonte e konfirmoi zyrtarisht kalimin në Inter Miami, gjë të cilën e bëri edhe klubi amerikan, 20 minuta më vonë.
Por, gjatë intervistës së tij për Mundo Depertivo Messi ka folur më shumë për Barcelonën dhe arsyet se pse vendosi që të largohet nga futbolli europian.
“Do të dëshiroja që ta mbyllja karrierën në Barcelonë. Unë do të jetoj në Barcelonë përsëri, tashmë është vendosur. Shpresoj që ta ndihmoj klubin një ditë, për shkak se është klubi që unë e dua”, tha në këtë intervistë Messi.
Kam ëndërruar për një rikthim në Barça, po: por kurrë nuk isha i sigurt që do të ndodh për shkak se me kujtohet shumë mirë tregimi i gushtit të vitit 2021, dy vite me parë”, tha tutje Messi.
“Do të kisha dashur një lamtumirë si Iniesta, Busquets, Jordi Alba, Xavi…kjo është arsyeja pse isha shumë i lumtur kur dëgjoja brohoritmat me emrin tim nga tifozët e Barcelonës në Camp Nou”, tha argjentinasi.
“Ishte një ndenjë e çuditshme të dëgjoje tifozët e Barcelonës duke brohoritur emrin tim edhe kur unë nuk isha aty”.
Sa i përket asaj se La Liga i ka dhënë dritën e gjelbër Barcelonës për ta transferuar atë, Messi ka thënë se megjithatë ka pasur edhe disa gjëra të tjera që kanë munguar.
“I kam dëgjuar këto raporte se La Liga ka dhënë dritën e gjelbër por e vërteta është së shumë, vërtetë shumë gjëra mungonin për të bërë rikthimin tim të Barça të mundur”.
“Nuk dëshiroja që të jem përgjegjës për ta, që ata të shesin lojtarë apo të zvogëlojnë pagat. Isha i lidhur nga këto gjëra”, ka thënë ai.
Madje, Messi ka thënë se nuk ka dashur t’i japë shpresë as fëmijëve të tij se do të kthehet në Barcelonë.
“Nuk dëshiroja që t’i tregoja fëmijëve të mi, t’i thosha: Ne do të kthehemi në Barcelonë! Pastaj, asgjë. Isha i heshtur”, ka thënë ai.
Tutje, argjentinasi ka folur edhe për oferta të tjera që kanë ardhur nga disa klube të Europës.
“Kisha oferta nga klube tjera në Europë por nuk i mora fare parasysh këto propozime për shkak se e vetmja ide e imja ishte t’i bashkohesha Barcelonës si një skuadër nga Europa”.
“Me marrëveshjen me Barçën që nuk ndodhi, dëshiroja të provoja diçka ndryshe, ndryshe është tani në Miami”.
Ai po ashtu ka thënë se nuk ndjen që Barça bëri gjithçka për ta transferuar atë.
“Nuk jam i sigurt nëse Barca bëri gjithçka të mundur që të ndodh kjo, them sinqerisht; di vetëm atë çfarë Xavi me ka thënë mua”.
“Jam i sigurt që ka njerëz në klub që nuk e dëshirojnë rikthimin tim të Barcelona, marrë në konsideratë negativitetin e tyre në klub. Paratë, nuk kanë qenë asnjëherë problem për mua. Madje nuk e kam diskutuar as kontratën me Barcelonën! Ata me dërguan një propozim por nuk ishte asnjëherë zyrtar, i shkruar apo propozim për të nënshkruar marrëveshje. Ne asnjëherë nuk kemi folur për pagën time. Nëse do të ishte për para do t’i bashkohesha skuadrës saudite”.