Sot në Zveçan një veturë policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare duke patrulluar, është penguar dhe sulmuar me mjete te forta nga protestuesit.
Këtë e ka bërë të ditur për RTK-në zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Ai ka thënë se si pasojë e sulmit me gurë, veturës i është thyer xhami.
“Mund të konfirmojmë se, një veturë policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare duke patrulluar në drejtim të komunës së Zveqanit, është penguar dhe sulmuar me mjete te forta nga protestuesit.
Si pasojë e sulmit me mjete të forta (gurë), veturës i është thyer xhami, e cila më pas është larguar nga ai lokacion.
Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar”, ka thënë Kelani.