Situata në të cilën ndodhet Kosova, në pjesën veriore të saj, senatori Chris Murphy ka krijuar një plan që, sikundër u shpreh ai, mundëson uljen e tensioneve në veri të vendit.
Ai, përmes rrjetit social Twitter, propozon që njësitë speciale të Kosovës të tërhiqen, ndërkohë që Serbia në të njëjtën kohë të japë fund protestave, që të ulen tensionet në veri të Kosovës.
“Disa nga elementët më të rëndësishëm të de-përshkallëzimit:Policia speciale e Kosovës, të tërhiqet, Serbia të ndërmarrë hapa realë për t’i dhënë fund protestave; zgjedhjet e reja të planifikuara; qasja në ndërtesat komunale e kufizuar për nëpunësit civilë; marrëveshjet e mëparshme Serbi/Kosovë të respektuara, duke përfshirë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, u shpreh senatori Murphy.