F.B.
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shkuar në Qeverinë e Kosovës për takim me kryeministrin Albin Kurti.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë, përparim Kryeziu, i cili tha se është takim i rregullt javor.
I pyetur nëse takimi po ndodh për shkak të situatës në veri të Kosovës, Kryeziu u përgjigj shkurt se është takim javor.
“Po, është takim i rregullt javor”, tha Kryeziu.