Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për RTK-në se ka ngritur aktakuzë ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla për mosdeklarim të pasurisë.
“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, më 31.01.2023, ka ngritur aktakuzë ndaj D.G., për shkak të veprës penale ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe të njëjtën e ka proceduar në Gjykatë për trajtim të mëtejmë”, ka bërë të ditur për RTK-në zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Laureta Ulaj.