E Merkurë , Nëntor 5, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Sekretarja e Thesarit: Afati i fundit për rritjen e tavanit të borxhit, 5 qershori

2 years MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen tha të premten se qeveria nuk do të jetë më në gjendje të paguajë faturat e saj, duke filluar nga 5 qershori, dhe jo më 1 qershori, sikurse ishte thënë më parë. Departamenti i Thesarit tha se po zbatonte një masë të jashtëzakonshme që nuk është përdorur që nga viti 2015.

Megjithatë në një letër drejtuar Kongresit zonja Yellen ripërsëriti paralajmërimin, se mosveprimi për rritjen e kufirit të huamarrjes ” do të shkaktonte vështirësi të mëdha për vendin”.

Letra e zonjës Yellen vjen ndërsa ligjvënësit kanë lënë Uashingtonin për një fundjavë të gjatë me rastin e ditës që përkujton ushtarët amerikanë të rënë në krye të detyrës.

Negociatat mes palëve

Ndërkohë të enjten në mbrëmje zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe ligjvënësit republikanë ishin afër një marrëveshjeje për të rritur tavanin e borxhit për dy vjet, duke kufizuar gjithashtu shpenzimet federale për të gjithë, përveç atyre për ushtrinë dhe veteranët.

ADVERTISEMENT

Nëse marrëveshja arrihet dhe miratohet, do të rriste tavanin e huamarrjes së qeverisë për dy vjet deri pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Sipas gazetës The New York Times, që raportoi e para për këtë çështje, kompromisi do t’i lejonte demokratët të thonë se i kursyen shumicën e programeve vendase nga shkurtimet e mëdha dhe republikanët të thonë se shkurtuan disa shpenzime federale. Sipas gazetës negociatorët kishin filluar të hartonin tekstin legjislativ.

“Kemi biseduar me Shtëpinë e Bardhë gjatë gjithë ditës… dhe nuk është e lehtë”, u tha gazetarëve kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy teksa po largohej nga Kapitoli të enjten në mbrëmje. “Duhet pak kohë dhe ne po punojmë shumë për ta arritur atë”.

Më herët të enjten, presidenti Joe Biden tha se negociatat me ligjvënësit republikanë për të rritur tavanin e borxhit të qeverisë amerikane dhe për të vendosur nivelet e shpenzimeve në të ardhmen po shkonin mirë, ndërsa siguroi amerikanët se vendi nuk do të dështojë të përmbushë detyrimin e tij për të paguar faturat.

Negociatorët e Shtëpisë së Bardhë vazhduan të bisedojnë me përfaqësuesit e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy për të zgjidhur hollësitë e fundit të një marrëveshjeje, por asnjë marrëveshje nuk u njoftua pasi ligjvënësit filluan të largoheshin nga Uashingtoni përpara fundjavës së Ditës Përkujtimore.

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët nuk planifikon të kthehet në punë deri të martën, vetëm dy ditë përpara 1 qershorit, datë kur Sekretarja e Thesarit Janet Yellen thotë se qeverisë mund t’i mbarojë paratë e gatshme për të përmbushur detyrimet e saj nëse tavani ekzistues i borxhit prej 31.4 trilion dollarësh nuk rritet. Si Dhoma e Përfaqësuesve ashtu edhe Senati duhet të miratojnë rritjen e tavanit të borxhit përpara se presidenti Biden ta nënshkruajë ligjin./VOA

TË NGJASHME

Shpërthen në flakë avioni në SHBA, 7 të vdekur dhe 11 të lënduar

Shpërthen në flakë avioni në SHBA, 7 të vdekur dhe 11 të lënduar

2025-11-05
SHBA mbështesin marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, në njohje reciproke

SHBA mbështesin marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, në njohje reciproke

2025-10-30
Biden përgëzon Trumpin për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza

Biden përgëzon Trumpin për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza

2025-10-14
Konferenca e NATO-s në Tiranë – Rutte: Rrisim shpenzimet për mbrojtjen kibernetike, mbrojtja jonë bëhet më e fortë

Konferenca e NATO-s në Tiranë – Rutte: Rrisim shpenzimet për mbrojtjen kibernetike, mbrojtja jonë bëhet më e fortë

2025-10-09
Next Post
Sarrazin para Kurtit, takohet me komandantin e KFOR-it: Dënojmë vendimin e djeshëm të Kosovës

Sarrazin para Kurtit, takohet me komandantin e KFOR-it: Dënojmë vendimin e djeshëm të Kosovës

Related Post

Ish-diplomati serb:Dialogu u reduktua në ‘pazar’ të pafavorshëm për Serbinë

Ish-diplomati serb:Dialogu u reduktua në ‘pazar’ të pafavorshëm për Serbinë

2023-03-04
Tirana triumfon pas dy vazhdimeve ndaj Penzës

Tirana triumfon pas dy vazhdimeve ndaj Penzës

2023-03-01
Haxhiu reagon pas anulimit të Listës së çmimeve të barnave: Ndaluam zhvatjen milionëshe në dëm të pacientëve

Haxhiu reagon pas anulimit të Listës së çmimeve të barnave: Ndaluam zhvatjen milionëshe në dëm të pacientëve

2024-06-07

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

10 ORË MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

10 ORË MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

1 DITE MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

2 DITË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

1 JAVË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË
Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL