Përballja mes Lirisë së Prizrenit dhe Ulpianës së Lipjanit pritet me padurim nga dashamirët e futbollit në Kosovë.
Përballja mes këtyre do të zhvillohet nesër në kuadër të barazhit për të hyrë në elitën e futbollit tonë.
Skuadra që do të triumfojë do të përballet në sfidën finale me skuadrën që renditet në vend të tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Gjithçka është e gatshme për sfidën e nesërme (15.00) do të luhet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Kapiteni i Lirisë, Robert Gjeraj, tha se janë mirë të përgatitur dhe kërkon fitore për të vazhduar rrugën drejt elitës.
“Për nesër jemi të gatshëm.
Është ndeshje e vështirë sepse është vetëm një ndeshje dhe nuk duhet të gabojmë.
Përparësitë tona janë tifozeria e madhe që e kemi ‘Arpagjikt’ si dhe organizimi i mirë që kemi ku me pak fat kemi mundur direkt
mu fut në elitë, mirëpo qe fati e deshi me shkuar në barazh për të dytën herë”, thotë Gjeraj.