F.B.
Policia njofton se dje në Stacionin Policor në Pejë ёshtё paraqitur viktima, i cili deklaron se me datё 22.05.2023 rreth orёs 22:30, ka vërejtur se i janё vjedhur njё palё mbathje (Puma), me vlerё prej 78 euro, dhe përmes video incizimeve vërehet personi i dyshuar.
Policia njofton se ёshtё paraqitur edhe njё viktimё tjetër e cila ka deklaruar se nga po i njëjti person i dyshuar i ёshtё vjedhur çanta e krahut sё bashku me 100 euro, pasaporta dhe letërnjoftimi.
Lidhur me këto dy raste policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin, R.B i lindur në vitin 1984.
“Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orë”, njofton policia.