F.B.
Sot mbi vendin ton parashihet të mbajë mot i vranët por me ulje të lehta të temperaturave maksimale dhe shkarkime rrufesh. Parashihen reshje të intensitetit të ndryshueshëm.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 deri në 25 gradë Celsius.
Gjatë dy ditëve në vijim do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s, njofton IHMK.
Gjatë vikendit parashihet mot kryesisht me diell dhe stabil.