Është mbyllur etapa e dytë e Rrethit të 80-të Çiklistik i Shqipërisë, ajo me itinerar Tiranë-Lushnjë-Elbasan, 157 km e gjatë, që u fitua nga çiklisti grek Jorgos Butopulos, i cili garon me skuadrën “Alfa Racing Team”.
Në përfundim të garës, ai dha kohën 3h21’43” (etapa e parë).
Butopulos fitoi garën me dy patriotët e tij Polikronis Corcakis dhe Nikiforos Arvaniti, që u renditën në vendin e dytë e të tretë
Çiklisti më i mirë shqiptar në këtë etapë ishte Lukas Sulaj Klopenborg, që u klasifikua në vendin e 12-të e më pas u renditën Mikel Demiri (i 17-ti) e Ylber Sefa (29-ti), kampioni në fuqi.