F.B.
Komisioni i Garave (KG) i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar vendimet nga ndeshja e pestë finale, mes Trepçës dhe Pejës, e zhvilluar më 18 maj.
Kjo ndeshje u zhvilluar në palestrën “Minatori”, teksa u fitua nga pejanët, të cilët edhe u shpallen kampionë të Kosovës,
Nga kjo ndeshje, klubi i Trepçës është dënuar në total me 1100 euro. Kurse, lojtari i tyre, Drilon Hajrizi, me 400 euro.
Pa dënime nuk shpëtuan as anëtarët e klubit të Pejës. Trajneri i kësaj skuadra, Yoram Hadar, u dënua me 50 euro.
Kapiteni i “verdhezinjve”, Arti Hajdari, me 200 euro – ashtu si edhe Jalen Tate.