KF Trepça 89 sot e ( enjte), në ora 12:00, mban ceremoninë e emërimit të fushës sintetike të futbollit, afër liqenit në nder të ish- futbollistit të klubit, Erion Kajtazi.
Kajtazi, talenti 17-vjeçar i mitrovicasve ndërroi jetë më 3 dhjetor gjatë ndeshjes ndaj A&N në Superligën e Juniorëve, shkruan Gazeta Olle.
Kajtazi pësoi një sulm kardiak dhe përkundër interevenimit të shpejtë nga stafi mjekësor, ai nuk dha shenja jete.
“Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton se sot ditë e Enjte me fillim nga ora 12:00 do të mbahet ceremonia e Emërimit të Fushës Sintetike të Futbollit afër Liqenit në nder të ish futbollistit të KF Trepçës’89, Diamantit tonë – Erion Kajtazi.
Në ceremonin e Emërimit do të jenë të pranishëm krerët e Komunës së Mitrovicës dhe Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ju ftojmë të gjithëve që të jeni të pranishëm në emërinë e Fushës Sintetike në nder të Djaloshit të Mitrovicës, Diamantit tonë – Erion Kajtazi”, njofton FC Trepça,89′ Abedin Zeka – Beki.