Pep Guardiola e festoi së fundmi titullin e radhës të kampionit.
Trajneri spanjoll po e vazhdon kështu një seri të jashtëzakonshme pasi e siguroi titullin e më të mirit për sezonin 2022/23 në Premierligë.
Me këtë rast, trajneri i Manchester Cityt e fitoi titullin e 11-të të kampionit në liga nacionale, ndërsa të parin e kishte fituar në sezonin 2008/09 në bankinën e Barcelonës, njofton “Opta”.
Në këto 15 vjet ai i ka lënë shumë prapa trajnerët tjerë.
I dyti me më së shumti tituj të kampionit në ligat e forta evropiane është Massimiliano Allegri me gjashtë tituj kampioni, një me Milanin dhe pesë me Juventusin.
Ai ndiqet nga Antonio Conte (5), Carlo Ancelotti e José Mourinho (4).