FB
Dortmundit po i buzëqesh titulli i kampionit në Gjermani.
Verdhezinjtë shënuan fitore në udhëtim me rezultat 3:0 ndaj Augsburgut, në takimin e javës së parafundit (33-të) në Bundesliga I.
Vetëm edhe tre pikë janë larg titullit të kampionit.
Futbollisti Sebastien Haller, që është rikthyer pas sëmundjes me kancer, është trim i ndeshjes, duke shënuar dy gola.
Punët verdhezinjve iu lehtësuan në minutën e 38-të kur Felix Uduokhai i Augsburgut u përjashtua nga loja.
Sebastien Haller ka shënuar në minutën e 59-të e 84-tën e Julian Brandt në minutën e 90+4..
Dortmundi kryeson me 70 pikë, ka dy pikë më shumë se Bayerni dhe Augsburg renditet në. vend të 14-të me 24 sosh.
Në javën e fundit, Dortmundi e pret Mainz-in dhe Bayerni i shkon Koln-it, ndeshjet luhen më 27 maj në orën 15.30.