Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka postuar një video në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku ka thënë se rruga e Qeverisë së tij është të kthejë diasporën.
E kjo ka bërë që të reagojë edhe anëtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, i cili ka thënë se në fakt “Qeveria Kurti po i përzë qytetarët nga Kosova”, raporton Zeri.info.
“Ikja e kosovarëve nga vendi “është diçka normale”, thoshte para 10 ditësh zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi.
Kjo Qeveri e Kosovës po i përzë qytetarët e Kosovës, po e rrit mërgatën tonë, me synimin për ta kthyer mërgatën! A s’është absurde kjo?
Kjo Qeveri po e katandis Kosovën ditë për ditë, keq e më keq.
Qeveria e Albin Kurtit po i përbuz qytetarët e Kosovës, po ua mbyt shpresën dhe po ua fyen inteligjencën”, thuhet në reagimin e tij.
Ai u shpreh se katandisja e Kosovës nuk ndalet pa shkuar kjo Qeveri, teksa e quajti edhe “Qeveri demagogësh”.