E Martë, Shtator 2, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

G7-a do të rrisë trysninë financiare ndaj Rusisë

2 years MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkon të dielën në Hiroshima të Japonisë për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të udhëheqësve të Grupit të shtatë vendeve më të pasura të botës. G7-a pritet të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe të marrë masa ndaj vendeve që e ndihmojnë atë t`i shmangë sanksionet.

Siç njofton “Zëri i Amerikës”, me këto hapa G7-a synon të vështirësojë aftësinë e Moskës për të financuar luftën e saj në Ukrainë.

Zelensky, që ndodhet në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në takimin e Lidhjes Arabe, flet të premten përmes internetit në takimin e G7-ës, ndërsa të dielën do të udhëtojë për në Hiroshima ku do t’iu bashkohet udhëheqësve të shtatë demokracive më të pasura, në ditën e fundit të bisedimeve.

Udhëheqësit e G-7-ës pritet të vendosin sanksione të reja kundër Rusisë me qëllim dobësimin e aftësive të Moskës për të financuar luftën e saj në Ukrainë.

Në një takim me kryeministrin japonez Fumio Kishida, Presidenti Joe Biden tha se grupi ndan vlera të përbashkëta.

“Masat përfshijnë mbështetjen e popullit të Ukrainës ndërsa ata e mbrojnë territorin e tyre sovran dhe mbajtjen e Rusisë përgjegjëse për agresionin e saj brutal … për të siguruar një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur”, thotë presidenti amerikan, Joe Biden.

Shumica e sanksioneve janë vendosur nga SHBA-ja, kryesisht mbi asetet e rusëve me vlerë mbi 58 miliardë dollarë.

Udhëheqësit e G7-ës lëshuan një deklaratë pas takimeve me dyer të mbyllura ku thanë se “mbështetja jonë për Ukrainën nuk do të lëkundet”. Ata u zotuan se do “të qëndrojmë së bashku kundër luftës së paligjshme, të pajustifikueshme dhe të paprovokuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.

ADVERTISEMENT

“Rusia e filloi këtë luftë dhe mund t’i japë fund kësaj lufte”, thanë ata.

“Viti i kaluar ishte viti i sanksioneve. Unë mendoj se ky vit është viti i zbatimit të këtyre sanksioneve, si edhe për të shqyrtuar se çfarë kontrollesh shtesë për eksportin mund të vendosen për të siguruar që Rusia nuk është në gjendje të sigurojë kapacitete ushtarake dhe të teknologjisë që i nevojiten për të zhvilluar luftën e saj”, thotë Kimberly Donovan nga Qendra Gjeo-Ekonimike e Këshillit Atlantik.

Megjithatë, grupi nuk do të shpallë një ndalim gjithëpërfshirës për mallrat e eksportuara në Rusi.

Takimi i nivelit të lartë gjithashtu do të përqëndrohet në kundërshtimin e asaj që grupi e quan “shtrëngim ekonomik” të Kinës apo praktikat ekonomike që Pekini i shfrytëzon për të rritur ndikimin tek shtetet e treta të cilave iu ka dhënë hua apo ku ka investuar.

“Gjatë takimit, unë do të doja të shprehja vendosmërinë e palëkundur të G-7-ës për të mbështetur rendin e lirë dhe të hapur ndërkombëtar të mbështetur në sundimin e ligjit”, thotë kryerministri japonez, Fumio Kishida.

Kërcënimet bërthamore të presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës, së bashku me valën e provave me raketa të Koresë së Veriut dhe arsenalin bërthamor të Kinës që po zgjerohet me shpejtësi, kanë kontribuar që Japonia ta bëjë çarmatimin bërthamor një pjesë të rëndësishme të takimit të G7-ës.

Ndërsa samiti u hap të premten, udhëheqësit e vizituan strukturën e vetme që është ende në këmbë pas bombardimit me bombë atomike të qytetit në vitin 1945 nga SHBA-të, tani një memorial për paqen.

TË NGJASHME

Kur kontejnerët bëhen kauzë – protesta e re që po trondit Vuçiqin

Kur kontejnerët bëhen kauzë – protesta e re që po trondit Vuçiqin

2025-07-03
Irani arreston 22 “spiunë” të Izraelit

Irani arreston 22 “spiunë” të Izraelit

2025-06-21
Trump: Irani ishte vetëm disa javë larg nga arma bërthamore

Trump: Irani ishte vetëm disa javë larg nga arma bërthamore

2025-06-19
Izraeli reagon pas sulmit iranian ndaj Spitalit Soroka – Netanyahu: Do të kërkojmë çmimin e plotë nga tiranët në Teheran

Izraeli reagon pas sulmit iranian ndaj Spitalit Soroka – Netanyahu: Do të kërkojmë çmimin e plotë nga tiranët në Teheran

2025-06-19
Next Post
Njohësi i sigurisë Ibishi: Ka tendenca për ngritje të tensioneve

Njohësi i sigurisë Ibishi: Ka tendenca për ngritje të tensioneve

Related Post

Geta Beqa e ARTË në Kampionatin Botëror të Bodybuildingut

Geta Beqa e ARTË në Kampionatin Botëror të Bodybuildingut

2023-11-07
Prishtina ‘arrë’ e fortë për Malishevën, Nikeli ’74 triumfon ndaj Gjilanit

Prishtina ‘arrë’ e fortë për Malishevën, Nikeli ’74 triumfon ndaj Gjilanit

2023-08-26
Zyrtare: Dardanët do të luajnë tri ndeshje miqësore

Zyrtare: Dardanët do të luajnë tri ndeshje miqësore

2024-02-06

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2 MUAJs MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2 MUAJs MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2 MUAJs MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2 MUAJs MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

2 MUAJs MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

2 MUAJs MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

2 MUAJs MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

2 MUAJs MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

2 MUAJs MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

2 MUAJs MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL