E Merkurë , Maj 14, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Kelmendi për procesin e betimit të kryetarëve në veri: Pres veprime që mund të jenë të rrezikshme

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Betimi që do të bëjnë katër kryetarët e komunave në veri të Kosovës, sipas profesorit të së drejtës ndërkombëtare, Muhamet Kelmendi, duhet të bëhet mbi bazën e Kushtetutës së Kosovës, dhe i njëjti nuk ka karakter teknik por politik, ekzekutiv e ligjor.

Profesor Kelmendi ka thënë se suksesi dhe mos-suksesi në veri të Kosovës varet nga unioni evropian dhe Shtetet e Bashkuara  të Amerikës, mekanizma ndërkombëtarë këta që sipas tij duhet të ushtrojnë presion mbi Beogradin dhe jo mbi Kosovën.

Megjithatë, në datat e ceremonisë së betimit të kryetarëve, Kelmendi ka thënë se pret veprime që mund të jenë të rrezikshme.

ADVERTISEMENT

“Pres çrregullime në këto data ku do të jepet votimi, pres veprime që mund të jenë të rrezikshme dhe jo vetëm të karakterit politik, pres veprime në rrugë, pres veprime  në formë të protestave, demonstratave, bllokim të rrugëve, mund të ndodhë të vijë ndonjë aksion siç kemi parë në të kaluarën aksione terroriste nga forcat e organizuara serbe dhe vullnetarët rusë të sjellë nga grupi Wagner, pres aksione që mund të jenë të rrezikshme për paqen në këtë pjesë. Ambasadori amerikan qoftë në Prishtinë apo Beograd apo edhe unioni evropian nuk duhet të bëjnë presion në Kosovë por në Beograd, që është shkaktare e të gjithave probleme në veri dhe në Ballkanin Perëndimor, aty është çelësi i zgjidhjeve të problemeve”, ka thënë ai.

Në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, zgjedhjet e mbajtura në veri të  Kosovës në prill të vitit 2023, sipas profesorit Kelmendi ishin normale, të drejta dhe ligjore.

“Pjesëmarrja ka qenë natyrisht e ulët për shkak të mekanizmit të krijuar të Serbisë, duke bërë bojkotimin e zgjedhjeve. Procesi i betimit të kryetarëve është ligjor dhe nuk ka karakter teknik, mua më vjen keq nga ambasadori amerikan në Kosovë i cili raportin e dialogut me Serbinë dhe interesat serbe i sheh më të mëdha sesa demokracinë, sesa nivelin e zhvillimit demokratik në Kosovë dhe bën propozime për të thyer Kushtetutën, për të shkelur normat mbi të cilat ndërtohet Kosova dhe për fat të keq këtë e bëri edhe ambasadori amerikan në Serbi. Këtë rrugë për fat të keq e zgjodhi edhe unioni evropian”, shtoi ai.

TË NGJASHME

Prokuroria e Pejës thotë se për 5 muaj pranoi mbi 3000 palë brenda objektit të saj

Prokuroria e Pejës thotë se për 5 muaj pranoi mbi 3000 palë brenda objektit të saj

2025-05-14
Gjilanasi i ekstraduar në SHBA, Ambasada: Nëse dënohet për të gjitha akuzat, dënimi maksimal 55 vjet burgim

Gjilanasi i ekstraduar në SHBA, Ambasada: Nëse dënohet për të gjitha akuzat, dënimi maksimal 55 vjet burgim

2025-05-14
Ndërpritet seanca e rigjykimit në rastin “53 milionëshi”

Ndërpritet seanca e rigjykimit në rastin “53 milionëshi”

2025-05-14
Osmani përkujton 26-vjetorin e masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

Osmani përkujton 26-vjetorin e masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

2025-05-14
Next Post
KB Peja: Ekipi jonë është i gatshëm të luftojë deri në atomin e fundit 

KB Peja: Ekipi jonë është i gatshëm të luftojë deri në atomin e fundit 

Related Post

Sllovenia do të dërgojë 100 trupa shtesë në Kosovë

Sllovenia do të dërgojë 100 trupa shtesë në Kosovë

2023-10-11
Nis shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Izrael

Nis shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Izrael

2023-10-06
Argjentina fiton Kupën e Amerikës, Lautaro Martinez heroi i finales

Argjentina fiton Kupën e Amerikës, Lautaro Martinez heroi i finales

2024-07-15

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Prokuroria e Pejës thotë se për 5 muaj pranoi mbi 3000 palë brenda objektit të saj

Prokuroria e Pejës thotë se për 5 muaj pranoi mbi 3000 palë brenda objektit të saj

1 hour MË PARË
Gjilanasi i ekstraduar në SHBA, Ambasada: Nëse dënohet për të gjitha akuzat, dënimi maksimal 55 vjet burgim

Gjilanasi i ekstraduar në SHBA, Ambasada: Nëse dënohet për të gjitha akuzat, dënimi maksimal 55 vjet burgim

2 ORË MË PARË
Ndërpritet seanca e rigjykimit në rastin “53 milionëshi”

Ndërpritet seanca e rigjykimit në rastin “53 milionëshi”

2 ORË MË PARË
Osmani përkujton 26-vjetorin e masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

Osmani përkujton 26-vjetorin e masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

2 ORË MË PARË
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

5 DITË MË PARË
FFK e refuzon kërkesën e Prishtinës për fitore në tavolinë ndaj Gjilanit

FFK e refuzon kërkesën e Prishtinës për fitore në tavolinë ndaj Gjilanit

1 hour MË PARË
Trepça dhe Bashkimi sonte përballen në betejën e katërt të finales

Trepça dhe Bashkimi sonte përballen në betejën e katërt të finales

1 hour MË PARË
Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, përballje direkte për t’i ikur barazhit

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, përballje direkte për t’i ikur barazhit

1 JAVË MË PARË
Dukagjini fiton ngushtë ndaj Feronikelit

Dukagjini fiton ngushtë ndaj Feronikelit

2 JAVË s MË PARË
Gjyqtari i “El Clasicos” mbrëmë i përjashtoi me të kuq tre lojtarë të Realit

Gjyqtari i “El Clasicos” mbrëmë i përjashtoi me të kuq tre lojtarë të Realit

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL