Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit.
Të hënën pritet të zhvillohen takimet e radhës në nivelin e kryenegociatorëve në procesin e dialogut, e cila do të ketë në fokus zbatimin e sekuencuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit.
Kështu ka njoftuar zyra për media e Bislimit.
Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në Ohër, e cila po kërkohet nga Bruksel që të implementohet.
Pjesë e agjendës pritet të jetë edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Pos takimeve të nivelit të lartë, Kosova dhe Serbia në Bruksel takohen edhe në nivel kryenegociatorësh.