Deri në orën 10:00 pjesëmarrja në zgjedhjet vendore në Shqipëri ka qenë 8.08% ose kanë votuar 158 mijë qytetarë. Shifrat i publikon Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
Në disa qendra votimi ka patur probleme teknike me identifikimin biometrik, por KQZ ka urdhëruar që procesi të vijojë manualisht me listat e printuara.