FB
Dy personat që u plagosën mbrëmë pas mesnatës në veri janë të nacionalitetit serb dhe të moshës 27-vjeçare.
Këto informacione i ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani
Elshani ka deklaruar se të plagosurit janë dërguar për trajtim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë, derisa i dyshuari ndodhet në arrati.
“Rreth orës 2:00 e kemi marr informatën për dy persona të plagosur. Ata janë duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës. Jeta e tyre nuk është në rrezik, ndërsa policia është e interesuar për ta intervistuar një të dyshuar, i cili ndodhet në arrati’, ka thënë Elshani.