E Shtunë, Qershor 28, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

75 vjetori i Konventës së Gjenevës dhe shpërfillja e saj në luftërat e tanishme

11 MUAJs MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Në 75 vjetorin e zyrtarizmit të saj, Konventa e Gjenevës, që përcakton rregullat e luftës, mbetet konventa më e njohur ndërkombëtare. Por duke filluar nga lufta në Gazë e deri tek ajo në Siri, prej konfliktit në Ukrainë e deri tek ai në Mianmar, kjo përmbledhje rregullash mbi mbrojtjen e civilëve, të burgosurve dhe ushtarëve të lënduar gjatë luftës, kryesisht po injorohet dhe mbrojtësit e saj po bëjnë thirrje për përkushtim të ri për të respektuar ligjin ndërkombëtar.

Konventa e Gjenevës, e cila është miratuar nga pothuajse të gjitha shtetet e botës që kur u hartua më 12 gusht 1949, gjendet në pozitë të pafavorshme. Grupet militante dhe ushtritë rregullisht po i shpërfillin ligjet e luftës.

Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq Mirjana Shpoljariç, thotë se “ligji ndërkombëtar humanitar është vënë nën trysni.”

“Ligji ndërkombëtar po shpërfillet. Ai po minohet për të justifikuar dhunën. Më shumë se kurrë, bota duhet të përkushtohet sërish për ta respektuar këtë kornizë që ofron mbrojtje gjatë konfliktit të armatosur, mbi premisën e mbrojtjes së jetës dhe jo justifikimin e vdekjes”, thotë zonja Shpoljariç.

Rrënjët e konventës shtrihen që nga shekulli 19. Qëllimi i saj është të përcaktojë rregullat e luftës: ato ndalojnë torturën dhe dhunën seksuale, parashikojnë trajtim njerëzor të të burgosurve dhe detyrojnë palët në konflikt të kërkojnë të pagjeturit.

Sipas zonjës Shpoljariç, Konventa “i ka qëndruar kohës” dhe ajo pasqyron “një konsensus ndërkombëtar se çdo luftë duhet të ketë një kufi.” Ajo shton se “dehumanizimi i luftëtarëve të armikut dhe popullatës civile është rrugë që çon drejt shkatërrimit dhe katastrofës.”

ADVERTISEMENT

“Pjesa e katërt e konventës, që ofron mbrojtjen shumë të duhur të civilëve pas Luftës së Dytë Botërore, në kohën kur u miratua, përbënte një mrekulli. Por përkundër përkrahjes universale, mosrespektimi i saj mbetet problem serioz. Edhe atëherë kur palët thonë se respektojnë njëra tjetrën, interpretimet tepër të ngushta pengojnë efikasitetin e saj. Andaj bëj thirrje sot që shtetet ta bëjnë respektimin e Konventës së Gjenevës përparësi politike gjithkund”, thotë ajo.

Sipas Kryqit të Kuq, aktualisht në botë janë mbi 120 konflikte aktive, një rritje e gjashtëfishtë që kur Konventa shënoi 50 vjetorin e saj në vitin 1999.

“Sot ekzistojnë mbi 120 konflikte të regjistruara nga organizata ime dhe përderisa qeveritë dhe mediat janë të përqendruara në shkatërrimet në Ukrainë dhe Gazë, konfliktet e armatosura në pjesët tjera të botës janë po aq tronditëse. Dhuna në Etiopi ka shkaktuar qindra mijëra viktima. Lufta ka zhvendosur me dhunë 8 milionë njerëz në Sudan dhe 6 milionë në Kongo. Konfliktet e vazhdueshme në Mali, Republikën Qendrore Afrikane, Kolumbi, Mozambik, Mianmar, Siri dhe Jemen kanë një kosto të lartë njerëzore”, deklaroi zonja Shpoljariç.

Aktualisht shumë shtete dhe grupe të armatosura shfrytëzojnë mangësitë e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe e interpretojnë atë sipas dëshirës.

Spitalet, shkollat, makinat e ndihmës së shpejtë janë goditur në sulme dhe punonjësit e ndihmave dhe civilë vazhdojnë të vriten, ndërkohë që shtetet nuk lejojnë qasjen ndaj të burgosurve.

Sipas zonjës Shpoljariç, marrëdhëniet ndërkombëtare po shkëputen nga marrëveshjet e bashkëpunimit drejt shpenzimeve të mbrojtjes dhe përgatitjeve për konflikt dhe drejt një qasjeje përçarëse, e cila sipas saj, ka kosto të lartë.

Ajo shtoi: “Duke patur parasysh këtë gjendje, po bëj një pyetje të thjeshtë: ku janë paqebërësit?”. /VOA

TË NGJASHME

Irani arreston 22 “spiunë” të Izraelit

Irani arreston 22 “spiunë” të Izraelit

2025-06-21
Trump: Irani ishte vetëm disa javë larg nga arma bërthamore

Trump: Irani ishte vetëm disa javë larg nga arma bërthamore

2025-06-19
Izraeli reagon pas sulmit iranian ndaj Spitalit Soroka – Netanyahu: Do të kërkojmë çmimin e plotë nga tiranët në Teheran

Izraeli reagon pas sulmit iranian ndaj Spitalit Soroka – Netanyahu: Do të kërkojmë çmimin e plotë nga tiranët në Teheran

2025-06-19
Dalin pamjet nga momenti dramatik kur droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Dalin pamjet nga momenti dramatik kur droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

2025-06-18
Next Post
Reagon Bajrami: LVV nuk e tha asnjë fjalë për humbjen e mostrave të Deharit në IML që menaxhohet nga Ministria e Drejtësisë

Reagon Bajrami: LVV nuk e tha asnjë fjalë për humbjen e mostrave të Deharit në IML që menaxhohet nga Ministria e Drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Post

Ekonomistët: Ka pasur progres për 15 vjet, ekonominë më së shumti e dëmtoi jostabiliteti politik

Ekonomistët: Ka pasur progres për 15 vjet, ekonominë më së shumti e dëmtoi jostabiliteti politik

2023-02-19
Duka mori pozitën e zëvendës-presidentit të UEFA-s

Duka mori pozitën e zëvendës-presidentit të UEFA-s

2023-09-26
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

2023-04-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

7 DITË MË PARË
Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

7 DITË MË PARË
Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

7 DITË MË PARË
Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

7 DITË MË PARË
Hamiti i ashpër me Qeverinë Kurti: Është qeveria më e korruptuar që ka pasur Kosova

Hamiti i ashpër me Qeverinë Kurti: Është qeveria më e korruptuar që ka pasur Kosova

1 JAVË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

7 DITË MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

7 DITË MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

1 JAVË MË PARË
Juventusi tregoi forcë kundër Al-Ain, fitoi thellë në ndeshjen e parë në Kupën e Botës për Klube

Juventusi tregoi forcë kundër Al-Ain, fitoi thellë në ndeshjen e parë në Kupën e Botës për Klube

1 JAVË MË PARË
Presidenti Trump e pret ekipin e Juventusin në Shtëpinë e Bardhë dhe i vë në siklet futbollistët me një pyetje

Presidenti Trump e pret ekipin e Juventusin në Shtëpinë e Bardhë dhe i vë në siklet futbollistët me një pyetje

1 JAVË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL