Policia ka raportuar se në Pejë 7 persona janë përfshirë në një rrahje, ku dy policë që ishin jashtë detyrës zyrtarë kanë intervenuar dhe më pas është lënduar njëri prej tyre.
Policia thotë se ai ka pësuar lëndime të lehta në dorë.
Katër nga të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR /PENGIM I PERSONIT ZYRTAR- Pejë 12.10.2024 – 22:00. Është raportuar se janë përfshirë në një rrahje rreth 7 persona të dyshuar, njëri nga të dyshuarit kishte përdorur një mjetë të fortë për të sulmuar personat e pranishëm, në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm/afër dy zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare të cilët kanë intervenuar, gjatë intervenimit njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të lehta trupore në dorë. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të njëjtit kanë pranuar tretmanin mjekësor. Katër dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.”