E Premte, Nëntor 7, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

64 vjet RTSH, media vizive më jetëgjatë në Shqipëri në proces rivitalizimi

2 years MË PARË
in Kulturë, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

RTSh

Radio Televizioni shqiptar mbush 64 vjeç këtë 29 prill. RTSH është media vizive më jetëgjatë në Shqipëri. Historia e transmetuesit publik lindi në prill të vitit 1960. Më shumë se 6 dekada më parë, për qytetarët shqiptarë erdhi përshëndetja e parë përmes ekranit dhe ishte pikërisht ajo përshëndetje, që shënoi edhe fillimin e historisë që mban emrin Televizioni Shqiptar.

Në ditën kur startoi transmetimi, guri i parë i themelit ishte një film për fëmijë, më pas një dokumentar, një koncert e më tej një film. Ishte pikërisht RTSH e cila kishte një dhuratë për të gjithë brezat. Në vitin 1963 u transmetua edicioni parë i lajmeve, ndërsa në vitin 1965 kamera e vetme e TVSH u zhvendos në stadium për të transmetuar një ndeshje futbolli.

Vitet kalonin dhe ky institucion gjithnjë në rritje solli dhe vijon ende të sjellë të shikuesi të gjitha programet për të gjitha grupmoshat dhe lajmet kryesore nga e gjithë bota, duke u shndërruar në kanalin më të dashur nga të gjithë shqiptarët. Në vitin 1971 fillon transmetimi i programeve të Qendrës së re të TVSh në të gjithë territorin e vendit. Në vitin 1972, Televizioni Shqiptar transmeton për herë të parë një ndeshje futbolli ndërkombëtar marrë nga RAI 1.

Por kohëra të ndryshme sillnin edhe sfida të ndryshme. Prej vitit 1993 TVSH-ja transmeton programet e saj radiofonike dhe televizive edhe nëpërmjet sateliteve.

ADVERTISEMENT

Po ashtu që prej vitit 62 ka nisur edhe Festivali i Këngës në RTSH e cila vijon ende të mbetet një nga ngjarjet më të mëdha kulturore në vend, ndërsa që prej vitit 2004 fituesi i këtij festivali merr pjesë edhe në Eurosong. Për 64 vite qindra mijëra njerëz profesionist kanë dhënë kontributin e tyre duke shërbyer me seriozitet ndërsa vazhdonin punën për përcjelljen e lajmit dhe argëtimin e qytetarëve dhe duke hyrë në çdo shtëpi shqiptari.

Tashmë RTSH ka hyrë në një proces rrënjësor rivitalizimi, për t’u rikthyer përsëri i madh në epokën digjitale. 

TË NGJASHME

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2025-11-05
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2025-11-05
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

2025-11-04
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2025-11-03
Next Post
Përmes peticionit kërkohet Ligj për parandalim të vetëvrasjes

Përmes peticionit kërkohet Ligj për parandalim të vetëvrasjes

Related Post

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

2025-02-26
Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

2023-05-12
Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

2024-01-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

3 DITË MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

3 DITË MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

3 DITË MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

4 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

4 DITË MË PARË
Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

1 DITE MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

1 JAVË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL