Kanë kaluar 37 vite nga aksidenti në centralin bërthamor të Çernobilit e megjithatë, shkencëtarët vijojnë të hetojnë pasojat shkatërruese që ai pati në shëndetin e atyre që patën fatën e keq të ekspozoheshin nga rrezatimi.
Deri më tani, patologjia neoplazike e tiroides është forma më e zakonshme e kancerit që lidhet me tragjedinë e Çernobilit, por një studim i ri ka zbuluar se kjo gjëndër nuk është e vetmja e prekur.

Të shqetësuar për mundësinë e shfaqjes së problemeve të tjera shëndetësore, veçanërisht në një zonë lufte, studiues nga universitetet në Zvicër, Angli, Gjermani, Bjellorusi, SHBA dhe Kinë shikuan nëse pacientët me kancer papilar të tiroides janë në rrezik për të zhvilluar një kancer të dytë që nuk ka lidhje me atë origjinal.
Studimi u krye në 30,568 pacientë dhe u zbulua se rreziku ishte i konsiderueshëm,
Konkretisht, pacientët u ndoqën nga 1 janari 1990 deri më 31 dhjetor 2021. Nga gjetjet rezultoi se 9.2% e personave kishin zhvilluar një sëmundje malinje të dytë.
Mosha mesatare e të gjithë pacientëve në kohën e kancerit primar ishte 53.9 vjeç dhe në kohën e kancerit sekondar ishte 61.5 vjeç.
Rezultatet e publikuara në JAMA Netëork Open treguan një rritje të konsiderueshme të rrezikut të tumoreve të dytë të gjirit, zorrës së trashë, rektumit , syrit, organeve gjenitale të brendshme, meningjeve e gjëndrave endokrine.
Kanceri i traktit tretës dhe i gjirit ishte tumori i dytë primar më i zakonshëm tek femrat dhe i sistemit gastrointestinal, gjenitourinar dhe urinar tek meshkujt.
Sipas studiuesve, këto të dhëna mund të kenë ndikim në ndjekjen e pacientëve të diagnostikuar më me karcinomën papilare të tiroides për zbulimin e tumoreve të reja parësore në një fazë të hershme.