E Shtunë, Nëntor 8, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Bujqit francezë e rrethojnë me traktorë Parisin

2 years MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Bujqit francezë e kanë rrethuar të hënën Parisin duke i vendosur traktorët si barrikadë dhe duke vozitur ngadalë, në përpjekje për ta shtuar trysnin ndaj Qeverisë franceze për të ardhmen e industrisë së tyre, e cila ka marrë goditje të rëndë nga pasojat e luftës në Ukrainë.

Ata i përdorën automjetet e tyre të rënda dhe të ngadalshme për t’i bllokuar autostradat që çojnë drejt kryeqytetit francez.

Protesta në Paris – nikoqirin e Lojërave Olimpike Verore pas gjashtë muajve – si dhe protestat në qytetet e tjera franceze, bëjnë që kryeministri i ri, Gabriel Attal, të përballet me një javë të vështirë një muaj pasi e mori postin.

Attali nuk ia doli t’i ndalë protestat e bujqve, megjithëse mori masa në favor të bujqësisë javë e kaluar, pasi bujqit i cilësuan ato si të pamjaftueshme për kërkesat e tyre që prodhimi i ushqimit duhet të jetë më fitimprurës, më i lehtë dhe më i drejtë.

Protestuesit u përgjigjën me zhvendosjen e qindra traktorëve, rimorkiove dhe madje kombajnave për ta bllokuar dhe ngadalësuar komunikacionin, duke e përshkruar këtë si “rrethim” për ta shtyrë Qeverinë e Attalit të lëshojë pe.

Disa protestues mbërritën me rezerva ushqimi dhe uji, si dhe tenda për të qëndruar pranë barrikadave, nëse Qeveria nuk i plotëson kërkesat e tyre.

Protestuesit thanë se ndihen të shpërfillur nga ministrat qeveritarë, të cilët i akuzuan se rrallëherë guxojnë t’i vizitojnë bujqit dhe t’i baltosin këpucët e tyre.

Qeveria njoftoi se i ka zhvendosur 15.000 zyrtarë policorë, kryesisht në rajonin e Parisit, për të mos lejuar futjen e protestuesve në kryeqytet.

ADVERTISEMENT

Në disa prej autostradave që i bllokuan, protestuesit vendosën në traktorët e tyre afishe me mbishkrimin: “Pa bujq, nuk ka ushqim”, dhe “Fundi ynë nënkupton krizë urie për ju”. Rel

TË NGJASHME

Shpërthen në flakë avioni në SHBA, 7 të vdekur dhe 11 të lënduar

Shpërthen në flakë avioni në SHBA, 7 të vdekur dhe 11 të lënduar

2025-11-05
SHBA mbështesin marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, në njohje reciproke

SHBA mbështesin marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, në njohje reciproke

2025-10-30
Biden përgëzon Trumpin për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza

Biden përgëzon Trumpin për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza

2025-10-14
Konferenca e NATO-s në Tiranë – Rutte: Rrisim shpenzimet për mbrojtjen kibernetike, mbrojtja jonë bëhet më e fortë

Konferenca e NATO-s në Tiranë – Rutte: Rrisim shpenzimet për mbrojtjen kibernetike, mbrojtja jonë bëhet më e fortë

2025-10-09
Next Post
Top 5 e javës së 16 në Superliga Femrat

Top 5 e javës së 16 në Superliga Femrat

Related Post

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

2025-02-26
Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

2023-05-12
Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

2024-01-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

3 DITË MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

3 DITË MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

4 DITË MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

5 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

5 DITË MË PARË
Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

2 DITË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

1 JAVË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

3 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL