E Merkurë , Korrik 9, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

24 objekte sportive, Qeveria e Kosovës jep detaje për investimet që do t’i bëjë për Lojërat Mesdhetare

2 years MË PARË
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Republikës së Kosovës ka nisur t’i ndez motorët për organizimin sa më të mirë të Lojërave Mesdhetare.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë zbuluar detaje të investimeve që do t’i bëjë ekzekutivi në garën prestigjioze që do ta organizojë Kosova në vitin 2030.

Sipas Qeverisë së Kosovës, numri total i objekteve sportive, të cilat përfshihen në konceptin fillestar të këtij projekti është 24, shkruan “Gazeta Express”.

Më saktësisht, 10 objekte sportive do të renovohen duke përfshirë edhe Pallatin e Rinisë dhe Sporteve dhe do të bëhen 4 ndërtime të reja që përfshijnë: Stadiumin Nacional, Kompleksin e pishinave olimpike, Kompleksin e tenisit dhe Poligonin e Shenjtërisë.

Tutje, do të bëhen 5 investime infrastrukturore të përkohshme dhe 5 projekte të tjera të cilat janë në ndërtim apo përfundim e sipër, në mesin e të cilave edhe  Stadiumi Adem Jashari në Mitrovicë dhe Stadiumi i Qytetit të Gjilanit.

“Me mobilizimin e të gjithë kabinetit qeveritar dhe në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, i kemi sjellë Republikës së Kosovës mundësinë për organizimin e ngjarjes më të madhe ndërkombëtare në historinë e vendit tonë. Koncepti me të cilin e kemi shënuar këtë fitore është shumë i veçantë dhe në linjë me vizionin e Qeverisë sonë për zhvillimin e sportit në vend. Në partneritet me Shqipërinë, po shënojmë edhe herën e parë që kjo ngjarje të organizohet në një vend që nuk ka dalje në det. Republika e Shqipërisë do të na mundësojë shfrytëzimin e bregdetit të Durrësit për sportin e lundrimit, i cili kërkon qasje në det”, u shpreh sot në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti.

ADVERTISEMENT

“Do të mirëpresim mbi 5000 sportistë nga 25 shtetet anëtare të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, duke përfshirë 18 shtete nga Evropa, 2 nga Azia, dhe 5 nga Afrika. Dy shtete, me 11 komuna. Prishtina, Gjilani, Mitrovica, Gjakova, Prizreni, Ferizaj, Peja, Drenasi, Skenderaj, Podujeva, dhe Durrësi, do të jenë qendrat, në të cilat do të zhvillohen 23 sportet e parapara në programin sportiv të Lojërave Mesdhetare. Përmirësimi dhe ngritja e infrastrukturës sportive fizike, është në qendër të aplikimit dhe fitores së Republikës së Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Qasja, e cila është ndjekur për sa i përket infrastrukturës fizike, reflekton nevojat e komunitetit sportiv në vend, si dhe kapacitetet reale të vendit tonë për të menaxhuar dhe mirëmbajtur investimet edhe pas vitit 2030”, vazhdoi kreu i Qeverisë.

Kosova e fitoi të drejtën e organizimit e edicionit të 21-të të Lojërave Mesdhetare në Heraklion të Greqisë, ku i mori 55 vota. 

TË NGJASHME

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

2025-07-01
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

2025-07-01
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

2025-06-21
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

2025-06-21
Next Post
Rama për takimin në Bruksel: Të mos jetë një xhiro bosh dhe përsëritje e këngës ‘fajin e ka tjetri’

Rama për takimin në Bruksel: Të mos jetë një xhiro bosh dhe përsëritje e këngës ‘fajin e ka tjetri’

Related Post

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

2023-06-30
U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

2024-10-21
Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

2025-03-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

5 DITË MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

5 DITË MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

5 DITË MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

5 DITË MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

6 DITË MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

1 JAVË MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

1 JAVË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

3 JAVË s MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

3 JAVË s MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

3 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL